Please enter at least 3 characters.

Treg humanitar në kopshtin zoologjik në Shkup

2018/08/Kopshti-zoloogjik-Shkup-me-llogo.jpg

Tregu humanitar i kopshtit zoologjik do të mbahet sot në kopshtin zoologjik në Shkup mbështetur nga më shumë shoqata për mbrojtjen e kafshëve, si dhe aktivistë.

"T'u ndihmojmë miqve tanë," është motja e tregut, ku do të ketë kuti për dhurime, ndërsa në hyrje ka sportele me suvenire, gjëra të vogla, bluza me printime të kafshëve etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë mjetet e grumbulluara do të jenë për shpëtimin e shumë kafshëve.

Qëllimi është të mësohet më të voglit për dashurinë ndaj kafshëve, empatisë dhe ndihmës ndaj më të dobëtit./Telegrafi/