Please enter at least 3 characters.

Transferimet e shqiptarëve gjatë janarit

2016/01/transferimet-e-shqiptar-euml-ve-gjat-euml-janarit_hd.jpg

E premtja mbrëma shënoi fundin e afatit kalimtar të janarit për futbollistë, i cili vlerësohet mesatarisht i mirë. Hairin më shumë ia panë futbollistët që lanë futbollin e Kosovës, kurse legjionarët kaluan pa shumë bujë, hiq Valmir Berishën, që nga kampionati suedez u transferua në Serie A te Roma. 17-vjeçari nga Peja, nënshkroi me romakët kontratë pesëvjeçare, duke refuzuar kështu klubet tjera si Borussia Dortmund e Sunderland.

Një tjetër Berishë, por jashtë kontinentit të Evropës, ndërroi klub. Por, në fakt, Besart Berisha transferin e tij nga Brisbane Roar te Melbourne Victory, do ta bëjë në verë, kurse marrëveshjen e arriti në janar.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Debatik Curri, do të vazhdojë karrierën në Ukrainë, por këtë herë te Sevastopoli. Para tyre ishte te Hoverla Uzhhorod. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Faton Toski pas gjashtë muajsh pushim, u bë me klub. Ai nënshkroi me FSV Frankfurtin e Bundesligës 2 të Gjermanisë.

Të huazuarit

Janari u përshkrua edhe me huazime të futbollistëve kosovarë. Hannover 96 huazoi Adrian Nikçin te Thuni. Genc Krasniqi e Orhan Mustafi nga Grasshopersi u huazuan në Winterthur përkatësisht Lugano. Samir Ramizi nga Servvete shkoi në të njëjtën mënyrë te Etoile Carouge, kurse Mehmet Hetemaj nga Albinolefe u rikthye në Finlandë te Honka. Huazime bënë edhe Astrit Ajdareviq e Frederik Veseli që do të luajnë në Charlton e Bury.

Huazime ndodhën edhe në kampionatin shqiptar, ku kosovarët Vedat Muriqi e Bajram Jashanica në gjashtë muajt e ardhshëm do të luajnë te Besa e Kavajës.

Të larguarit nga futbolli kosovar

Të larguarit nga futbolli kosovar edhe këtë herë nuk janë të pakët. Shumica e tyre gjetën ‘strehë’ tek kampionati shqiptar, ashtu siç kishte ndodhur edhe në afatin kalimtar të verës. Ahmet Haliti kaloi te Besa e Kavajës, Armend Kastrati, Alban Shillova e Lulëzim Doshlaku te Bylisi, kurse Liridon Ahmeti te Partizani. Ndërkohë, për befasinë e ditës së fundit u përkujdesën dyshja mitrovicase, Florent Sejdiu (Trepça) e Samir Sahiti (Ferizaj) që kaluan te Skënderbeu i Korçës.

Disa nga transferet e janarit:

Valmir Berisha – (Halmstad -> Roma)
Besart Berisha – (Brisbane Roar -> Melbourne V.)
Faton Toski – (FSV Frankfurt)
Adrian Nikçi – Hannover –> FC Thun
Debatik Curri (Hoverla U. -> Sevastopol)
Dardan Rexhepi (Malmo -> IF Brommapojkarna)
Genc Krasniqi (Grasshopers -> Winterthur)
Orhan Mustafi (Grasshopers -> Lugano)
Samir Ramizi (Servette -> Etoile Carouge)
Mehmet Hetemaj (Albinolefe -> Honka)
Armando Sadiku (Lugano – Zurich)
Astrit Ajdareviq (Standard L. – Charlton Athletic)
Frederik Veseli (Ipswich Town – Bury)
Vedat Muriqi (Teuta – Besa e Kavajës)
Bajram Jashanica (Skënderbeu – Besa e Kavajës)
Edon Hasani (Ceahlul ->Timisoara)
Nderim Nexhipi (Shkëndija -> Partizani Tiranë)
Ervin Skela (Hanau 93)

Nga Kosova në Shqipëri:

Liridon Ahmeti (Llamkos Kosova -> Partizani)
Armend Kastrati (Hajvalia -> Bylis)
Alban Shillova (Fushë Kosova -> Bylis)
Lulëzim Doshlaku (Hajvalia -> Bylis)
Ahmet Haliti (Hysi -> Besa e Kavajës)
Florent Sejdiu (Trepça -> Skënderbeu)
Samir Sahiti (Ferizaj –> Skënderbeu)
Leutrim Pajaziti (Drita -> Genk, i huazuar te Namur)

Nga Kosova në Maqedoni:

Astrit Fazliu (Ferizaj -> Shkëndija)

Nga Kosova në Mal të Zi:

Fetim Kasapi (Trepça ’89 -> Deçiç)
Adis Salihi (Istogu – Deçiç) 

/Tribuna/Telegrafi/