Please enter at least 3 characters.

Tottit i vjen keq që nuk i ka arritur këto dy gjëra në karrierë

2017/03/C7xiqP9XwAAIXcU-1-e1490470454958.jpg

Sezoni 2016/17 prite të jetë i fundit për Francesco Totti te Roma.

Kapiteni legjendar pritet t’i thotë lamtumirë klubit të vetëm gjatë gjithë karrierës së tij, por me këtë rast ai ka zbuluar se i vjen keq që nuk ka arritur dy gjëra.

“Pendimet e mia janë se nuk kam luajtur me Ronaldon, brazilianin, dhe se nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve me Romën”, ka thënë Totti.

Me Fenomenin mund të luante te Interi, por edhe te Real Madridi, pasi të dy klubet e kishin kërkuar, por Totti i kishte qëndruar besnik klubit nga kryeqyteti italian.

Italiani ka fituar një herë Serie A dhe nga dy herë Kupë dhe Superkupën e Italisë. /Telegrafi/