Tifozët e Real Madridit vërshëllejnë lojtarët gjatë ndeshjes dhe pas fitores ndaj Alavesit
Lojtarët e Real Madridit mposhtën Deportivo Alavesin në xhiron e 33-të të La Ligës me rezultatin 2-1, dhe në vend që të festonin fitoren, tifozët e ekipit vendas i vërshëllyen lojtarët në ‘Bernabeu’.
Real Madridi i dha fund një serie prej katër ndeshjesh radhazi pa fitore në të gjitha garat, me një fitore 2-1 ndaj Deportivo Alaves.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe (30’) dhe Vinicius Junior (50’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Toni Martinez (90+).
Megjithatë, as fitorja nuk iu ndihmoi lojtarëve që të shpëtojnë nga kritikat dhe vërshëllimat e tifozëve gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të takimit.
Despite the win, huge whistles directed at the team at FT by Real Madrid fans at Santiago Bernabéu. pic.twitter.com/bQbSzswZP1
— LIVE GOALS (@FTLiveGoals) April 21, 2026
Zhgënjimi i tifozëve të tyre për dështimin e tyre në Evropë është ende i prekshëm dhe Eduardo Camavinga e ndjeu atë më personalisht.
Mesfushori francez, i cili u përjashtua në humbjen 4-3 ndaj Bayern Munichut, u prit me fishkëllima të forta kur hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 63-të. Turma vazhdoi ta fishkëllente sa herë që ai prekte topin.
THIS WAS WHERE THE FANS WERE BOOING AND WHISTLING CAMAVINGA WHEN HE CAME ON 😳 pic.twitter.com/mdGGurYnuP
— LIVE GOALS (@FTLiveGoals) April 21, 2026
Nga ana tjetër, golashënuesi i golit të dytë Vinícius Júnior nuk festoi dhe në vend të kësaj i kryqëzoi duart në shenjë faljeje tifozëve.
Triumfi nuk i kënaqi tifozët e Realit dhe 61,000 tifozët në stadiumin e Madridit i "shpërblyen" lojtarët e tyre me një breshëri fishkëllimash për lojërat e tyre të këqija së fundmi, ku cak kryesor ishin dy yjet Vinicius dhe Mbappe. /Telegrafi/


