Please enter at least 3 characters.

TI NUK VJEN ...

2024/05/Harry-Martinson-e1715329939802.jpg

Poezi nga: Harry MartinsonPërktheu: Maks Rakipaj

Ti kurrë nuk vjen.
Hëna përmbi det shkëlqen
e në zemrën time ti.
Pret bregu, duke pritur plaket.
Ti kurrë nuk vjen.
Rrufeshëm në shtegun e saj mbi det
hëna përpin lundrën,
me të cilën aq gjatë
jemi endur,
prej dëshirës udhëhequr
fyellit duke i rënë
e mandolinës,
bashkë trup e këngë
në erën e argjëndtë.