Please enter at least 3 characters.

Thiago flet për duelin e fituar ndaj Barcelonës dhe kundërshtarët e radhës të Bayernit

2020/08/GettyImages-1264450211-e1597472762454.jpg
309:"MUNICH, GERMANY - AUGUST 07: Thiago of FC Bayern Muenchen juggles with the ball during a training session ahead of their UEFA Champions League round of 16 second leg match against Chelsea FC at Saebener Strasse training ground on August 07, 2020 in Munich, Germany. (Photo by FC Bayern - Handout/Getty Images)
12:"Getty Images

Thiago Alcantara po i kalon ditët e fundit si futbollist i Bayernit, pasi ai ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të sezonit të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori spanjoll ka bërë të qartë se dëshiron një aventurë të re, por në rast triumfi të bavarezëve në Ligën e Kampionëve, atëherë ai mund ta ndryshoj mendimin e tij.

Pas fitores së madhe 8-2 ndaj Barcelonës, Thiago ulë euforinë e skuadrës duke thënë se ka qenë vetëm një fitore, pasi nuk kanë fituar asgjë.

“Rezultati i ndeshjes na jep shumë besim, por ka qenë thjeshtë një fitore që na ka sjell kualifikimin, nuk kemi fituar ende asgjë”.

Thiago . (Photo by Adam Pretty/Getty Images)

“Kemi zhvilluar një ndeshje si një finale, por kemi kaluar vetëm në gjysmëfinale dhe ende na pret punë”, tha spanjolli.

“City apo Lyon? Vërtetë nuk na intereson shumë për kundërshtarin, ne duam të arrijmë vetëm në finale”, deklaroi Thiago.

Bayerni është skuadra e tretë gjysmëfinaliste, teksa sonte vendoset kundërshtari i tyre i radhës në mes Manchester Cityt dhe Lyonit. /Telegrafi/