Please enter at least 3 characters.

Thaçi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

2016/06/72986949_40429c.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar qytetarët e besimit islam për muajin e Ramazanit.

Ky është urimi i Thaçit:

Qytetarë të dashur të besimit islam,

Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfrit.

Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.

Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. /Telegrafi/