Please enter at least 3 characters.

​Thaçi nga nesër i kthehet punës me orar të plotë

2020/03/Hashim-Thaci-Konference-pse-kthimit-nga-SHBA-te-foto-Ridvan-Slivova-2-e1583490760572.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar rezultatet e analizave të fundit, pas intervenimit kirurgjik endourologjik që kishte në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

"Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga nesër do t’i kthehet punës me orar të plotë në zyrën e tij", thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit. /Telegrafi/