Please enter at least 3 characters.

Tevez: Martinez dukshëm talenti më i mirë argjentinas

2018/06/Lautaro-Martinez.jpg
307:"BUENOS AIRES, ARGENTINA - MAY 03: Lautaro Martinez of Racing Club drives the ball during a group stage match between Racing Club and Universidad de Chile as part of Copa CONMEBOL Libertadores 2018 at Presidente Peron Stadium on May 3, 2018 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Carlos Tevez beson se Lautaro Martinez do të bëjë mirë te Interi.

Sulmuesi i njohur argjentinas nuk ka kursyer fjalët e mira për sulmuesin 25 milionësh që zikaltrit e nënshkruan këtë sezon nga Racing Club.

"Ai është i uritur, i pamëshirshëm dhe teknikisht i talentuar. Ai më kujton vetën disa vite më parë. Nga të rinjtë në Argjentinë, ai është dukshëm më i miri dhe mund të bëhet ende më i mirë".

(Foto: Getty Images)

"Te Interi do ta duan atë", ka thënë Tevez për Corriere della Sera.

"Argjentina në Kupën e Botës? Shpresoja që mund t'ia dilja, po në fund e kuptova që nuk është e mundur".

"E ndjej se sa më i vjetër që je, aq më shumë kohë të merr për t'u rikuperuar. Jo të gjithë mund të shkojmë në Botëror. Shikojeni Icardin".

"Mauro është top lojtar, por konkurrenca është e madhe. Dybala dhe Higuain nuk mund të liheshin. Pres një Botëror të madh nga ata", ka shtuar Tevez. /Telegrafi/