Tërmet i fuqishëm është regjistruar në Filipine - "Dritaret po dridheshin, ishte e frikshme"
24/07/2021
Një tërmet me madhësi 6.6 të shkallës Rihter u regjistrua në Filipine.
Tërmeti u regjistrua midis ishullit Mindoro dhe kryeqytetit filipinez, Manila.
Epiqendra u raportua në një thellësi prej 173 kilometrash.
Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me rrezikun e ndonjë cunamit.
"Zgjati për gjysmë minutë, mobiljet po lëkundeshin", "u zgjova, dritaret po dridheshin. E frikshme", shkruanin banorët filipinas në komentet në faqen e shërbimit EMSC. /Telegrafi/


