Please enter at least 3 characters.

Tenton të vjedhë dy shtetas hungarez, kosovari arrestohet në Milot

2018/08/arreston.jpg

Policia shqiptare njofton se ka arrestuar një 46 vjeçar nga Mitrovica, pasi ka tentuar të vjedh dy shtetas hungarez në Milot.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komisariati i Policisë Kurbin, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme (e mërkurë) në Milot.

Shtetasi i Kosovës ka tentuar të vjedhë veturën e dy hungarezëve, derisa ata ishin në market për të blerë.

Por, pasi skenari nuk i ka ecur, ai ka marrë çantën që ishte në veturë dhe ka tentuar të ikën.

Edhe kjo vjedhje i ka mbetur në tentativë, pasi ai është kapur menjëherë dhe është dërguar në polici.

Njoftimi i policisë shqiptare

Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia

Dje rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke dalur nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet L.H., 46 vjeç, banues në Mitrovicë - Kosovë.
Arrestimi u bë për veprën penale "Vjedhja" e mbetur në tentativë' parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal./Telegrafi/