Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës
21/08/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.
IHK njofton se temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 29 –34 gradë.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
Indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë, sidomos gjatë intervalit 10:00–16:00, në varësi të vranësirave. Ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur në diell duhet të shmanget gjatë orëve me rrezatim më të fortë. /Telegrafi/


