Të shtëna në Mitrovicë, policia sekuestron një kallashnikov
26/10/2025
Policia e Kosovës njofton se një mashkull ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij janë dëgjuar të shtëna me armë dhe se dyshon tek dy persona ndaj të cilëve kishte një borxh.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa nga ankuesi është sekuestruar një armë automatike AK-47, të cilën sipas tij e mbante për vetëmbrojtje.
Lidhur me rastin, një person i dyshuar mashkull është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti po procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


