Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë

2024/03/shiriti-i-policise-mos-kalo-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Të shtëna me armë zjarri ka pasur të martën në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orë 20:51,në rrugën Hyzri Talla, transmeton Telegrafi.

"Raportohet se në afërsi të një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz", thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Telegrafi/