Please enter at least 3 characters.

Tayna shfaqet atraktive, thekson linjat trupore

2019/05/59738033_315450185791900_8563171699591522906_n-1-e1559206104768.jpg

Konsiderohet të jetë njëra prej këngëtareve më atraktive dhe më tërheqëse në showbizin tonë.

Fjala është për rap-artisten nga Prizreni, Doruntina Shala, e cila vazhdon të sigurojë vëmendjen e publikut me postimet që herë pas here sjell në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj, Instagram, numëron mbi 800 mijë njerëz me të cilët ndanë imazhe dhe video mjaft joshëse. E së fundmi Tayna ka hedhur disa fotografi gjersa thekson linjat trupore, për të cilat ka një kujdes tejet të veçantë.

Tayna (Foto: InstaStory/tayna)

Tayna (Foto: InstaStory/tayna)

E njëjta po vazhdon të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë.

Ndërkaq, projekti i fundit i publikuar nga ajo është "Kce" dhe shumë shpejt pritet të vijë me këngë të re.

Përndryshe, "Kce" në kanalin zyrtar, YouTube, deri më tani ka grumbulluar mbi 14 milionë shikime. /Telegrafi/