Please enter at least 3 characters.

Tayna publikon një fotografi nga fëmijëria: Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë

Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, ka marrë vëmendje me një imazh të ndarë në rrjete sociale.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka hapur arkivat teksa ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

“Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta shfaqet me plot stil, me një set ngjyrë rozë, kombinuar me çantë të tillë e këpuca.

Bukuroshja po vazhdon të jetë shumë aktive dhe e angazhuar me projekte e koncerte nëpër vende të ndryshme.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që nga debutimi si artiste e vetme, sukseset nuk kanë të ndalur për të.

"Thana" është kënga e fundit e lansuar që mblodhi afro dhjetë milionë klikime. /Telegrafi/