Please enter at least 3 characters.

Tayna paralajmëron projektin e ri

2019/05/tayna_61214839_2188213107960736_146067699786315214_n-e1558958389878.jpg

"Kce" ishte projekti i saj i fundit që u mirëprit prej fansave dhe publikut. Bëhet fjalë për rap-artisten, Tayna, e cila edhe këtë vit ka premtuar se do të sjell këngë të reja.

E duket se kjo do të ndodh shumë shpejt pasi që këngëtarja ka treguar se ka nisur punën për videokëngën e re.

Bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi atraktive teksa paralajmëron këngën e re. "Së shpejti", ka shkruar ajo pranë imazhit të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re, por që ka premtuar se do të jetë një projekt i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Ndryshe, projekti i fundit i Taynës është shikuar deri më tani rreth 14 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/