Please enter at least 3 characters.

Tayna i përgjigjet fansit që e pyeti se pse të pasmet e saj po rriten çdo ditë

2020/07/107461909_694064871173287_1802127373887665797_n-e1594368085643.jpg

Reperja e njohur Tayna është shumë e komentuar në media për paraqitjet e saj.

Së fundmi, ajo bëri bujë për faktin se konfirmoi kontratën e nënshkruar me gjigantin "Sony Music", të cilët tashmë do të kujdsen për distribuimin e këngëve të saj.

Tayna ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme dhe aktivitetet e saj.

Të shumta janë edhe pëlqimet dhe komentet që ajo merr, e që herë pas here nuk heziton t'iu përgjigjet disa prej tyre.

Së fundmi, reperja nga Prizreni vendosi t'i kundërpërgjigjet një fansi, i cili i kishte lënë një koment ku e pyeste se përse të pasmet e saj po rriten çdo herë.

Dhe reperja në replikën e saj kishte vendosur disa emoji të ushqimeve, kryesisht produktet e bulmetit dhe mishit, që mesa duket janë ato që sipas saj po ndikojnë në shtimin në peshë.

Përndryshe, pritet që shumë shpejt Tayna të lansojë projektin e saj më të ri muzikor, xhirimet e të cilit i ka kryer disa në Zvicër e disa në Kosovë. /Telegrafi/