Please enter at least 3 characters.

Talenti i Barca B, Alex Collado dhuron spektakël - kalon gjithë mbrojtjen dhe shënon me thembër

2019/09/alexcolado.jpg

Ekipi i Barcelona B të dielën ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër Atletico Levante UD, në kuadër të ligës Segunda B:  Grupi III.

Në gjysmën e parë nuk pati gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 69-të nga Abel Ruiz.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e mori talenti Alex Collado, i cili e shënoi golin e dytë në minutën e 89-të të ndeshjes.

Mesfushori 20 vjeçar e mori topin në krahun e djathtë dhe me një solo aksion depërtoi në zonë dhe i kaloi mbrojtësit duke dhuruar spektakël.

Ndërsa gjithë këtë aksion të bukur e mbylli në mënyrë akoma më interesante duke shënuar me thembër. /Telegrafi/