Please enter at least 3 characters.

Tahiri, banorëve të Lazaratit: Hidhni armët

2016/01/tahiri-banor-euml-ve-t-euml-lazaratit-hidhni-arm-euml-t_hd.jpg

“U bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelë. U bëj thirrje dhe atyre që tani në këto momentin kanë marrë armët kundër policisë. U them që i keni bërë llogaritë shumë keq. Mos mendoni kurrë që ka zot në tokë që mund t’u dali zot në rast se kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit", tha Tahiri.

“Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjëherë tjetër. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa asnjë dallim, ligji vlen për të gjithë. Jemi të vendosur të ndërtojmë shoqërinë e të drejtës e sundimit të ligjit në këtë vend”, shtoi ministri i Brendshëm.

Prej orëve të para të mëngjesit, Policia e Shtetit është duke u përballur me një operacion të vështirë në fshatin Lazarat, ku ndërhyrja për asgjësimin e lëndës narkotike hashash, dhe kapjen e personave me precedentë penalë, ka hasur në rezistencën e një grupi personash, të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë. Të shtënat e armëve nga ana e banorëve kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme pas dyshimit për një ndërhyrje të mundshme të policisë në këtë fshat.

Publikohen 26 emrat e personave që sulmuan me armë policinë

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë veprimet në kuadër të planit për të ndërhyrë në Lazarat deri në përmbushjen e plotë të misionit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e Gate Mahmutaj.

Objekti është nën kontroll dhe vijon puna për kapjen e personave që kanë qëlluar me armë zjarrin ndaj policisë.

Të gjithë këta persona janë me pretendentë penalë apo kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të rënda. Nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara ka rezultuar se personat që qëlluan me armë në drejtim të forcave të policisë janë:

1. Albion Aliko

2. Alban Aliko

3. Jurgen Boci

4. Jeton Kalemi

5. Abaz Rabi

6. Emiljan Aliko

7. Matjaz Boci

8. Ali Basha

9. Adem Sala

10. Shkelqim Krishti

11. Artur Gjini

12. Sherif Kazma

13. Sokol Skendi

14. Florijan Shurdhi

15. Sevdi Shurdhi

16. Martin Muho

17. Adriatik Gaba

18. Carcan Gaba

19. Haki Buci

20. Hamza Buci

21. Agim Avduli

22. Syrja Sinani

23. Izmir Hebovija (Shkodrani)

24. Kostandin Xhuvani

25. Erjon Haxhiaj

26. Arsen Banaj