Swift mbledh çmimet në Billboard Awards (Foto)
Taylor Swift ka qenë fituesja e madhe në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve Billboard Music Awards.
Këngëtarja 25 vjeçare triumfoi në të gjitha kategoritë kryesore, duke përfshirë edhe çmimin e fituar në bazë të votave nga publiku, “Billboard Chart Achievement Award”.
Përveç çmimeve si “Top Artist”, “Top Female Artist”, “Top Billboard 200 Artist” dhe katër çmime tjera, Swift gjithashtu ka debutuar videoklipin e këngës së saj të re “Bad Blood”.
Sam Smith, Pharrell Williams dhe Iggy Azalea kanë fituar nga tre çmime për secili.
Smith nuk ishte në gjendje që të marrë pjesë, por mbajti një fjalim përmes një video mesazhi, për shkak të një operacioni vokal që kishte bërë kohët e fundit.
Nga fituesit të tjerë me dy çmime kanë dalë grupi “One Direction”, Hozier, Jason Aldean, Enrique Iglesias, Meghan Trainor dhe John Legend.
Ndërkohë, Justin Bieber, Florida Georgia Line, Calvin Harris, Coldplay dhe Carrie Underwood ishin në mesin e fituesve të cilët morën nga një çmim. /koha.net/


