Superkompjuteri simulon shortin e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve – Parashikohen dy përballje titanësh
Mbrëmjen e së mërkurës u kompletuan 16 skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan ndeshjet e fazës së grupeve.
Të martën dhe mërkurën mbrëma u eliminuan klube të mëdha si Manchester Unitedi, Milani apo edhe Neëcastle United.
Megjithatë, pjesë e garës për trofeun mbeten klube tjera të mëdha si fituesi aktual, Manchester City, nën-kampioni Interi, apo edhe Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munichu.
Përveç tyre, në fazën e 1/8-tës gjenden edhe Atletico Madridi, Paris Saint-Germain, Arsenali, Real Sociedadi, Borussia Dortmundi, Copenhagen, PSV, Napoli, RB Leipzig, Porto dhe Lazio.
Përpara shortit që mbahet të hënën, më 18 dhjetor nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës, faqja SportBible ka përdorur një simulator për të parashikuar se cilat ekipe do të ndeshen mes vete.
Simulatori i shortit krijoi disa ndeshje derbi, me kampionët në fuqi, City që u shortuan kundër gjigantëve francezë, Paris Saint-Germain.
Ndërkohë, Topçinjtë e Mikel Artetas përballen me një provë potencialisht të vështirë kundër skuadrës së Bundesligës, RB Leipzig.
Interi dhe Barcelona u hodhën në short për të luajtur me njëri-tjetrin ndërsa befasia e këtij edicioni, Copenhagen, do të përballet Borussia Dortmund.
Shorti i simuluar i fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve:
Napoli - Atletico MadridInter - BarcelonaPSV Eindhoven - Real MadridLazio - Real SociedadParis Saint Germain - Manchester CityPorto - Bayern MunichRB Leipzig - ArsenalCopenhagen - Borussia Dortmund/Telegrafi/


