Please enter at least 3 characters.

Super ndeshje në kupën e Ligës Total në Ferizaj

2016/01/super-ndeshje-n-euml-kup-euml-n-e-lig-euml-s-total-n-euml-ferizaj_hd.jpg

Një nga ndeshjet me të bukura dhe me emocionuese të raundit të parë ishte ajo mes Termo Lulit dhe Euro Mitit qe përfundoi në barazim, ndërsa në dramën e penalltive Termo Luli fitoj 2-1 dhe kështu u kualifikua tutje. Në këtë takim vlen të përmendet paraqitja e mirë e Shkumbim Salihut (Termo Luli), i cili realizoi het-trik dhe gjithashtu Endrit Graincës, i cili realizoi 4 gola për skuadrën e Euro Mitit.

Super transferi i skuadrës së Elektring, Mentor Lekaj, ka shkëlqyer në debutimin e tij në Pit Power Liga Total duke shënuar dy gola shumë të rëndësishëm. Elektring dhe Fabefa luajtën 2-2 në kohen e rregullt, ndërsa nga pika e bardhë, me të saktë u treguan djelmoshat e Elektring të cilët fituan 2-1. Me mjaft mund raundin e kaloi edhe Pit Power Negenet e cila edhe pse ishte favorite e padiskutueshme ndaj Big Eagle, për pak sa nuk u befasua pasi që Big Eagle brenda pak minutash barazoi rezultatin në 4-4, duke e dërguar ndeshjen në penallti, të cilat Negenet i fituan me rezultat 2-1.

Favoritet tjerë, Restaurant Arxhendi dhe Komogllava, realizuan fitore të bindshme duke mundur Terrnin, respektivisht Termo Roshen. Për skuadrën e Komogllaves debutoi Kemajl Gashi i cili bëri një paraqitje shumë të mirë duke shënuar edhe dy gola. Me rezultate të thella fituan edhe Italy Dental, Stargraf, Laçi, Termo, Zllatari dhe Termo Luzha, ndërkaq, Zy-Na dhe Balaj u befasuan duke pësuar humbje nga skuadrat e Ligës së Tretë. Zy-Na pësoi humbje 1-3 nga Guri M, ndërsa Balaj pësoi 2-3 nga Galaxy.

Fitore dramatike arriti edhe Victoria & Orchide e cila shënoi dy herë në minutat e fundit të takimit, duke barazuar 3-3 ndeshjen, e me pas për ta fituar atë nga goditjet e penaltive 4-3 ndaj Eskavatorit.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet e Big Eagle Cup:

Më të dalluarit e kësaj jave:

Ne raundin e dytë takohen: