Super-derbi sonte mes Prishtinës dhe Trepçës
Sigal Prishtina e cila humbjet e vetme këtë stinor i ka pësuar nga Peja (dy herë) do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj Trepçës, derisa me kthimin nga lëndimi të Edis Kurajës, nuk ka ndonjë mungesë të theksuar në skuadër.
Në anën tjetër kampioni aktual i BKT Superligës dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça, e cila ende nuk e ka fituar asnjë derbi në TOP katërshe këtë stinor, vuan për një fitore për të kthyer vetëbesimin dhe për të vërtetuar forcën.
Në ndeshjet e deritashme të këtij stinori, Sigal Prishtina ka mposhtur dy herë Trepçën. Mirëpo, nëse shikohet forma e basketbollistit më të mirë të vitit të kaluar, Drilon Hajrizi, si dhe kthimi nën kosh i qendrës amerikane, Dennis Mims, Trepça sot do të kërkojë hiq më pak se fitore në kryeqytet.
Rezultat e fundit në derbi:
Sigal Prishtina – Trepça 69-60
Trepça – Sigal Prishtina 64-69
/Telegrafi/


