Please enter at least 3 characters.

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është sulmuar seksualisht një vajzë e mitur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 20:20, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare (e mitur) është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/