Please enter at least 3 characters.

Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Gjakovë, arrestohet një person

2020/09/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Besim Bistrazhini”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/