Please enter at least 3 characters.

Studentja kosovare në New York, rrëfen për luftën në Kosovë: Qanë kur tregon se si deshën ta vrasin serbët

Me rastin e 16 vjetorit të intervenimit të NATO-s, Bergita ka treguar për luftën e fundit në Kosovë dhe vuajtjet nga serbët.

Gjatë fjalimit, studentja nga Peja tregon se si gjatë luftës serbët kanë dashur ta vrasin në prehrin e nënës kur ajo ishte foshnje. Ajo rrëfen se si rrugës për në Shqipëri ushtarët serbë i kanë kërkuar nënës së saj para ose do t’ia vrasin fëmijën.

Rrëfimi është aq emocionues sa që Bergita në fund të fjalimit nuk arriti të përmbahet kur pyet se si do ndihej një prind serb nëse dikush do t’ia vriste fëmijën. Ky rrëfim ka prekur kolegët e saj dhe ka bërë ata të kuptojnë historinë e Kosovës dhe dhunën e ushtruar nga serbët nga vet ata që kanë qenë viktima.

Ndryshë, Bergita Musaj, ka kryer shkollën e mesme në Pejë dhe më pas ka shkuar të jetojë më familje në SHBA. Edhe pse ka vetëm 7 muaj që ndodhet në New York, ajo ka arritur të integrohet fare lehtë atje madje duke u renditur si studentet më të dalluar në kolegjin ku ajo ndjek studimet për drejtësi. /Telegrafi/