Please enter at least 3 characters.

Stresi tallet me policinë shqiptare (Foto)

2016/01/stresi-kresha-euml-sht-euml-i-djegur-n-euml-tiran-euml-un-euml-vendosi-kush-k-euml-ndon-e-kush-jo-video_hd.jpg

Stresi vazhdon të provokojë policinë shqiptare, tash jo vetëm me vepra dhe fjalë por edhe me foto.

Reperi kontrovers nga Tropoja, emri i të cilit është Arkimed Lushaj, ka postuar një foto “tallëse” për policët në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në foto shihen policë dhe police të cilat kanë hipur mbi një kamionetë, derisa nisen për në “misionin” e radhës.

Fotoja, të cilës ai e ka shoqëruar me komentin “Policia shqiptare në aksion”, ka marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente nga fansat e tij, të cilët e mbështesin talljen e reperit.

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Stresi, i cili disa herë është fotografuar me armë dhe me thasë me marihuanë, u arrestua nga policia shqiptare. Por ai u arratis menjëherë dhe tash mendohet se jeton në Zvicër. /Telegrafi/