Stresi rikthehet në Prishtinë për 1 maj (Foto)
20/04/2015
Stresi do të rikthehet në Prishtinë për të performuar para publikut në kryeqytetin e Kosovësnë mbrëmjen e datës 1 maj.
Reperi kontrovers nga Shqipëria i ka munguar skenës për disa muaj, pasi ishte në arrati për shkak të problemeve me ligjin.
Por Stresi duket se i ka zgjidhur këto probleme dhe tash është i lirë të vazhdojë karrierën e tij muzikore në vend, e edhe në Kosovë.
Kështu, ai ka paralajmëruar se në mbrëmjen e një majit, e premte, ai do të performojë për publikun prishtinas. Koncerti do të organizohet në teatrin ODA. /Telegrafi/


