Stërvitjet e lodhshme të Alicia Keys
28/02/2010
Këngëtarja e hitit “Empire State of Mind” mundohet shumë për të mbajtur vijën e saj trupore, mirëpo përderisa është e kënaqur me rezultatet, njëherit thotë se ushtrimet janë shumë të lodhshme.
“Nuk mund as ta përshkruaj, është e tmerrshme”, thotë këngëtarja, por shton se ushtrimet e bëjnë të ndjehet e fortë dhe njëherit ndërtojnë fuqi edhe në mendjen e saj. /Telegrafi/


