Please enter at least 3 characters.

Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave

2019/10/GettyImages-1173980190-e1570543024857.jpg
208:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 11: Dua Lipa attends the Marc Jacobs Spring 2020 Runway Show at Park Avenue Armory on September 11, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Marc Jacobs)
28:"Getty Images for Marc Jacobs

Derisa po punon për albumin e ri, këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të madh me albumin e saj të parë të titulluar,"Dua Lipa".

Ylli shqiptar me hitin e saj të vitit 2017-të, "New Rules", zuri vendin e parë në platformën online të muzikës, Spotify, për Britaninë e Madhe. Tashmë platforma e njëjtë e ka shpallur albumin e artistes tonë si më të mirin të të gjitha kohërave nga një artiste femër.

Lajmi u bë i ditur nga babai i Duas, Dukagjini, gjersa ka ndarë suksesin e së bijës me të gjithë fansat e tij.

"Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify", ka shkruar Dukagjini krahas këtij postimi.

Ndërkohë, "New Rules" ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve dhe qëndroi në maje të Official UK Top Charts dhe jo vetëm.

Albumi i 24-vjeçares është lansuar më 2 qershor të vitit 2017-të nga Warner Bros, ku përfshihen gjithsej tetë këngë, në mesin e të cilëve janë, "Be the one", "Hotter than hell", "Blow Your Mind", "IDGAF" dhe "New Rules".

Dua po ashtu së shpejti pritet të sjellë albumin e dytë "#DL2", për të cilin po punon prej më shumë se dy vitesh dhe është deklaruar se gjithçka do jetë më ndryshe.

Këngëtarja Lipa përndryshe ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e kampanjës më të re nga marka e famshme, YSL Beauty. Artistja në fjalë gjatë gjithë këtyre javëve ka qenë e angazhuar me koncerte në kuadër të promovimit të parfumit, "Libre". /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Marc Piasecki/Getty Imagesfor Yves Saint Laurent Beauty)