Sportististët e Kosovës mbërrijnë në Baku
Kësaj ekspedite i prinë Majlinda Kelmendi e cila edhe do ta bartë flamurin e Kosovës në këtë ngjarje sportive.
Me ta nga Prishtina për në Stamboll dhe pas dite nga Stambolli për në Baku kanë udhëtuar pos Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, pastaj nga mundja Arlind Curri,Kastriot Sedolli dhe Edon Shala, garues si dhe Mustafë Syla, trajner dhe Naim Muja, kryetar i kësaj federate.
Nga shenjëtaria, Lumturie Rama dhe Urata Rama dhe Ali Pllana, trajner.
Nga boksi, Naser Shala dhe Armend Xhoxhaj, garues dhe Shefki Bogujevci, trajner.
Në ekspeditë gjenden edhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës. Afërdita Fazliu, zv.drejtoreshë në DSK, Muharrem Sahiti nga MKRS, Vjollca Krasniqi, KOK, Sanije Krasniqi, anëtare e Komisionit " Sporti dhe femra".
Një pjese e tyre janë mysafirë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ata kanë arritur në Baku dhe janë akomoduar, kurse të premtën, më 12 qershor në mbrëmje do marrin pjesë në hapjen solemne krahas sportistëve të tjerë nga shtetet evropiane.
Kështu spostistët e tjerë, në shigjetari, Hazir Asllani dhe Lirie Sahiti, së bashku me trajnerin Agron Mala,
do të gjenden nga 15-23 qershri, Pastaj çiklisti, Qendrim Guri me trajnerin Avni Nuha nga 16-23 qershor, notaret, Flakka Pruthi, Melisa Zhdrella, Lurit Muja me trajnerin Enver Hajredini nga20-28 qershor.
Në teak ëondo do të jetë, Arbes Jahiri me trajnerin Nuhi Gashi nga 14-20 qershorre.
Siç është e njohur, karateisti, Alvir Karaçi me trajneren Shqipe Zogiani dhe kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, në Baku gjenden nga 9-16 qershor. Alvin Karaçi do të jetë ndër të parët që do të fillojë betejat në sportin e karatesë.
Të gjitha këto informacione mund të mirren dhe përdoren për mjetet e informacionit në Kosovë dhe më gjerë. /sportks/


