Please enter at least 3 characters.

Spitali i qyteti të Shkupit ka marrë ndihmë nga Holanda

2017/02/mjekesia.jpg

Mbretëria e Holandës ka dhënë ndihma për spitalin e qytetit të Shkupit në vlerë prej gjys milioni euro, apo në kundërvlerë të denarit ndihma përkthehet në 30.750.000 denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo ndihmë vjen nga Mbretëria e Holandës si pasojë e vërshimeve në Shkup të gushtit të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për paketa ndihme për Shtëpinë e shëndetit, më saktësisht për repartin e Ndihmës së Shpejtë.

Ambasadori Wouter Plomp tha se kjo dhuratë për spitalin e qytetit të Shkupit vjen si rezultat i miqësisë në mes dy vendeve. /Telegrafi/