Please enter at least 3 characters.

Specialistët dhe stomatologët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (Video)

2017/08/mjek-.jpg

Mjekët specialist dhe stomatologët janë mbledhur për një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak, siç thonë, të shprehin revoltën e tyre për mos plotësimin e kërkesave që i paraqitën para këtij institucioni.

Sipas stomatologëve, është dashur që edhe këta të gjenden në grupin e mjekëve në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë iu ka caktuar rritjen e pagave.

Ndërsa më herët Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se nga shtatori pagat e punëtorëve të shëndetësisë do të rriten për pesë për qind./Telegrafi/