Please enter at least 3 characters.

Spalletti: Ishim në tension, UEFA më pyeti se a dëshiroj ta shfaq rezultatin e ndeshjes Barcelona - Tottenham në ekranet tona

2018/12/GettyImages-1071867222.jpg
256:"MILAN, ITALY - DECEMBER 11: FC Internazionale coach Luciano Spalletti reacts after the UEFA Champions League Group B match between FC Internazionale and PSV at San Siro Stadium on December 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është shfaqur i zhgënjyer në fund të ndeshjes ndaj PSV-së ku skuadra e tij barazoi 1-1.

Barazimi i Barcelonës me Tottenhamin i kishin dhënë mundësi Interit që të kalonte tutje, por që nuk arriti më shumë se një barazim.

Spalletti thotë se skuadra ishte në tension, por që ndodhi këto gjëra në futboll.

“Nuk arritëm që të ruanim qetësinë, edhe pse kishim mundësi ta bënim. U nervozuam dhe nisëm të humbasim topa”.

Luciano Spalletti pas ndeshjes . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“PSV bënin kundërsulme dhe na rritën tensionin. Kjo të bën që të humbasësh përqendrimin”.

“I dhamë mundësi të na sulmonin shumë dhe kjo ishte ajo që ndoshta bëri që të mos ishim të saktë, edhe pse rreziqe konkrete nuk na shkaktuan. Aspekti psikologjik ndikoi shumë”.

Barazimi i Tottenhamit uli ritmin e Interit, edhe pse do të duhet të ndodhte e kundërta.

"Natyrisht, turma brohorit dhe lojtarët shikuan përreth për të parë se çfarë ka ndodhur”.

Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“UEFA më pyeti nëse dëshiroja që rezultatet nga diku tjetër të shfaqen në ekran dhe i thashë po. Një ekip si Interi ka nevojë për forcën mendore për të trajtuar situatën”.

“Tensioni ndikoi shumë. I kënaqur me Icardin, por luan e gjithë skuadra. Hidhërimi është i madh, shumë i madh. Por, ndodh. Do të doja të gjithë italianët të kalonin, por ja që nuk ndodhi”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/