Sot në Maqedoni fillon trajnimi për efikasitet energjetik
13/09/2016
Me trajnim për mënyrat dhe mundësitë e identifikimit, përgatitjes dhe realizimit të masave për efikasitet energjetik, Ministria e ekonomisë do të argumentojë mundësitë për kursim të energjisë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi që fillon sot është pjesë e kampanjës ''Zhvillimi i ekonomisë së qëndrueshme energjetike konkuruese - EQEK'' të Ministrisë së ekonomiksë.
Projekti do të zbatohet nga Qendra për efikasitet energjetik MACEF, kurse trajnimi është i synuar për persona teknik përgjegjës për punët e tanishme dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në departamente prodhuese dhe objekte nën kompetencë të ndërmarrjeve./Telegrafi/


