Please enter at least 3 characters.

Sot është një "Super e Martë" për zgjerimin e BE-së, Kos: Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë

Sot është një ‘super të martë’. Kështu e ka quajtur 14 korrikun, komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila theksoi për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbahen katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë.

Kos përmes një video në rrjetin social X ka bërë të ditur procesin që po zhvillohet, gjersa Shqipëria do të mbyllë kapitujt e parë të saj.

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po mbajmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë...Katër vendet që janë në krye të procesit – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara...

Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapitujt. Tani, ky momentum i krijuar sot duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, shkruan ajo.



Ndryshe, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha këto të harmonizuara me standardet e BE-së.

Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit.