Sokoli: Përkundër shumë mungesave, synojmë fitore
Mentor Zhdrella, Azem Ahmeti e Florim Bërbatovci (diskutabil) dhe të suspenduarit, Liridon Kukaj e Viktor Kuka janë disa nga futbollistët që do të mungojnë në radhët e Prishtinës në sfidën që ekipi luan në “Bajram Aliu” të Skenderajt me Drenicën nikoqire.
Trajneri i prishtinasve, Bylbyl Sokoli edhe pse me mungesa të shumta, pret angazhim maksimal.
“Drenica ka ekip të mirë të cilët luajë futboll cilësor. Ne duhet të pranojmë që kemi krizë të rezultateve. Ne duhet pranuar që shkojmë me mungesa si Zhdrella, kurse në pikëpyetje janë Ahmeti dhe Bërbatovci. Me tre kartonë janë Kukaj dhe Kuka ... Me gjithë këto mungesa pres që djemtë të angazhohen maksimalisht dhe të tregojmë futboll cilësor në Skenderaj”, tha Sokoli për faqen zyrtare të klubit në internet, transmeton Sporti1. /Telegrafi/


