Please enter at least 3 characters.

Simeone refuzon Chelsean, ka tjera plane në mendje

2018/02/Diego-Simeone-1.jpg
253:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 22: Head Coach Diego Pablo Simeone of Atletico de Madrid looks on before the La Liga match between Espanyol and Atletico Madrid at RCDE Stadium on December 22, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
13:"Alex Caparros

Trajneri i Atletico Madridit, argjentinasi Diego Simeone thuhet ka hedhur poshtë një transferim të tij tek skuadra angleze, Chelsea.

Antonio Conte dhe e ardhmja e tij janë në fije peri tek kampioni aktual i Ligës Premier.

Trajneri italian që nga fillimi i sezonit është duke u lidhur me një shkarkim apo largim nga Stamford Brige.

Ish-trajneri i Juventusit ka thënë se ka edhe 18 muaj kontratë dhe dëshiron ta respektojë atë, por shumë trajner janë lidhur me pozitën e tij.

 Simeone njihet si trajner që punon shumë dhe që ka korrur suksese viteve të fundit  (Getty Images)

Sipas mediumit The Times, Simeone është emri i fundit që po shihet si pasardhës i Conte tek Blutë e Londrës.

Por, ky medium raporton se argjentinasi nuk e ka ndërmend ta zëvendësojë atë tek londinezët pasi ka tjera plane në mendjen e tij.

Argjentinasi, 47-vjeçar, e ka bërë të njohur nëpërmjet agjentëve të tij se ai nuk dëshiron të konsiderohet për rolin e trajneri dhe e sheh të ardhmen e tij diku tjetër.

Simeone, i cili ka edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tij, ose do të qëndrojë në Atletico ose do të kërkojë një lëvizje në klubin e tij të vjetër, Inter, këtë verë. /Telegrafi/