Please enter at least 3 characters.

Simeone përballet me dënim nga UEFA shkaku i festës ndaj Juventusit  

2019/02/Simeone-Atletico.jpg
297:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Diego Simeone, Manager of Atletico de Madrid gestures during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Simeone, rrezikon një ndalim për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Atletico Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Simeone shkaktoi polemika me festën e tij pasi Atletico mori epërsinë kundër Juventusit të mërkurën në mbrëmje, duke u kthyer drejt tifozëve në Wanda Metropolitano dhe duke kapur organet e tij gjenitale.

Megjithëse ish-mesfushori i Interit dhe Lazio këmbënguli se gjesti i tij 'erdhi nga zemra', shumë e konsideruan atë si një protestë ndaj VAR-it, e cila penalizoi dy herë skuadrën e tij.

Gazzetta dello Sport pretendon se UEFA mund të hapë procedura disiplinore bazuar në raportet e shkruara nga gjyqtari Felix Zwayer dhe delegati i ndeshjes.

Në këtë rast, trajneri argjentinasi nuk do të ishte në gjendje të drejtonte ekipin në ndeshjen kthyese në Torino.

Përndryshe, UEFA mund të marrë një vështrim më të afërt të incidentit nëpërmjet një inspektori ose të mos ndërhyjë fare dhe të marrë parasysh gjestin thjesht "të ekzagjeruar" nga Simeone.

Ndeshja e dytë do të luhet në 12 mars në Allianz Stadium me Bianconerët që do të tentojnë të shkrijnë disavantazhin 2-0. /Telegrafi/