Shumë pyetje (zhurmë), për “asgjë”?
Partia Demokratike e Kosovës që rrëzoi vetën nga pushteti, po hynë në garën e 12 dhjetorit me bindjen e fuqishme se prapë do të jetë ajo që do të qeverisë vendin. Ndoshta ndarja e elektoratit të LDK-së në mes Isa Mustafës dhe Ukë Rugovës e bën PDK-në të ndihet më e avancuar. Madje Hashim Thaçi nuk shfaq as dilemën e vetme se kush do të qeverisë në mandatin e ardhshëm. Këtë e thotë po thuajse në çdo tubim të kësaj partie.
Në anën tjetër “reformat” e bëra në kuvendin e fundit partiak brenda LDK-së e bëjnë Isa Mustafën të mendoi që suksesin lokal të 2009-ës ta vazhdoi edhe këtë herë. Fjalimet kundër Hashim Thaçit dhe qeverisjes së fundit, tek Mustafa i gjejmë në çdo prononcim të tij. Kështu veproi edhe vitin e kaluar. Por dilema është se sa qytetari i Kosovës do të besojë në këtë zë “radikal” të Mustafës, marrë parasysh faktin se në listën e partisë së tij “të reformuar” vazhdojmë t’i shohim ish ministrat e zëvendësministrat e kabinetit “Thaçi”.
Nëse qytetari kërkon ndryshim dhe Isa Mustafa e premton një gjë të tillë, çfarë ndryshimi mundë të gjendet në listën e LDK-së..?!
Po lista e të birit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova që mbanë emrin e këtij të fundit e që së fundi iu bashkua AAK-së, çfarë roli do të luaj…?! Do të dëmtojw apo do t’i jap përparësi LDK-së..?! Apo-apo, do ta fuqizojw partinë e Ramush Haradinajt deri në atë masë sa për të rrezikuar “kreun”?!
A do ta luajnë rolin kyq në këto zgjedhje bastionet partiake të këtyre subjekteve politike deri në atë masë sa të vendosin edhe fituesin...?! – PDK Drenicë – AAK Dukagjin!
Po LDK-ja ku do të mbështetet…?!
A ia rrezikon Ukë Rugova, Isa Mustafës votat në Istog, aty ku gjithmonë LDK-ja fitoi…?! Suhareka me kë do të mbahet, me partinë e kryetarit të komunës, Blerim Kuçit apo me partinë që tradicionalisht e ka votuar, pra LDK-në..?!
A do t’i prish punë Zafir Berisha, PDK-së në Prizren dhe ta fuqizoi partinë që tani i takon, pra AAK-në..?!
Po Albin Kurti apo FER-i, kë rrezikojnë më shumë…?!
A do të mundë të “befasojnë” ndoshta maksimalisht ndonjëra prej këtyre…?!
Sa fuqi ka Behgjet Pacolli e sa Nexhat Daci në këto zgjedhje me partitë e tyre..?! Janë forcuar apo u ka ikur elektorati..?!
Po turmat myslimane që protestonin nëpër rrugët e Prishtinës, kundër heqjes së ferexheve nëpër shkolla, a janë të tërat elektorat i Partisë së Drejtësisë…?!
Spektri politik në vend po zgjerohet dita ditës dhe në perceptimin e parë duken shumë alternativa që qytetari kosovar mund të zgjedh. Çka më pas…?!
(Autori është gazetar në KlanKosova)


