Please enter at least 3 characters.

Shtyhet sërish ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës

2022/08/prishtina-2.jpg
13:"Shpend Ahmeti

Prishtina ka njoftuar se ndeshje e tyre me Dritën në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës është shyrë sërish.

Përmes një komunikate në faqen e tyre në Facebook, klubi nga kryeqyteti bëri të ditur se këtë takim nuk mund ta luajnë as në të enjten e kësaj jave.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin (pa ndërhyrje) të Prishtinës:

??̈???? ??????? ??????? ????????? - ?????

Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës,  FC Prishtina - Drita është shtyrë për herë të dytë.

Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani - Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin tonë, "Fadil Vokrri", sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).

Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave. /Telegrafi/