Please enter at least 3 characters.

Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik të Maqedonisë

2016/05/prokurori_8519.jpg

Edhe sot është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP), ndërkaq ky veprim arsyetohet me tre pika të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më e rëndësishmja është çështja e zgjedhjes së qeverisë së re, që pastaj të zgjidhen anëtarët e rinj të KPP-së. Gjithashtu, seanca u shty për shkak të rendit të ditës, si edhe për shkak të mungesës së dy anëtarëve të KPP-së.

Kryetari i Këshillit, Petar Anevski, theksoi se situata është alarmante, posaçërisht në prokuroritë themelore./Telegrafi/