Please enter at least 3 characters.

Shtyhet seanca dëgjimore për rastin ''Monstra''

2017/01/Smillkovc-Monstra.jpg

Është shtyrë seanca dëgjimore në Gjykatën e Lartë për rastin e vrasjeve në liqenin e Smilkovës, i njohur si rasti ''Monstra'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancë ishte caktuar për ditën e nesërme, ndërkaq Gjykata bën të ditur se shtyrja e seancës ka ndodhur me kërkesë të avokatit Asmir Alispahiq, i cili ka probleme shëndetësore.

Seanca e javës së kaluar u shty për mungesë të dy avokatëve, e reja do të caktohet. Përndryshe, vrasja ndodhi më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas./Telegrafi/