Shtëpia e Bardhë me video të re për luftën në Iran
12/03/2026
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të re të konflikteve në Lindjen e Mesme, ku birilat e boullingut përfaqëson zyrtarët iranianë që u goditën në sulm.
Në anën tjetër topi që i godiste ishte me ngjyra të flamurit amerikan, dhe në momentin që ka kontakt ato shpërthejnë, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj tregohen sulmet ajrore amerikane në Iran dhe mbishkrimi “Strike”, që do të thotë sulm.
Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë përdor këto lloj montazhesh me ngjarje reale dhe ato të filmave, për të treguar situatën aktuale në Lindjen e Mesme e në veqanti pas sulmeve në Iran.
Në operacionin Epic Fury, ushtria amerikane dhe ajo izraelite kanë kryer sulme mbi pozicione të ndryshme ushtarake në Iran që nga nata e 28 shkurtit. /Telegrafi/
STRIKE. 💥🦅 pic.twitter.com/XMzNNtlT63
— The White House (@WhiteHouse) March 12, 2026


