Shtatzëna Vanessa Hudgens dhe Kate Hudson mahnitin në festën e Halloween-it në Los Angeles
Vanessa Hudgens dhe Kate Hudson ishin në qendër të vëmendjes në festën e përvitshme të Halloween-it të organizuar nga Vas J. Morgan në Los Angeles, e cila këtë herë kishte një temë të pazakontë: tuta sportive me stil luksoz.
Në vend të kostumeve të frikshme tradicionale, të famshmit zgjodhën të shfaqnin anën e tyre më moderne dhe të rehatshme.
Aktorja Vanessa Hudgens, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, u shfaq me një veshje që theksonte shkëlqimin e shtatzënisë, shkruan DailyMail.
Ajo kishte veshur një komplet me print leopardi, një këmishë mëndafshi të zbërthyer që i zbulonte me krenari barkun e rrumbullakosur dhe pantallona të ngjashme.
Kombinimi u plotësua me çizme të zeza me taka të holla dhe një çantë elegante, duke e bërë pamjen e saj një ndër më të spikaturat e mbrëmjes.
Nga ana tjetër, Kate Hudson zgjodhi një stil sportiv e tërheqës me një kostum lëkure ngjyrë jeshile, të cilin e kombinoi me atlete të bardha dhe një çantë dore vishnje.
Kapela e bardhë e bejsbollit i dha veshjes një prekje të lehtë e rinore, duke treguar se edhe eleganca mund të shkojë përkrah komoditetit.
Në festë morën pjesë edhe emra të njohur si Julianne Hough, Emile Hirsch, Nina Dobrev, Mario Lopez dhe bashkëshortja e tij Courtney, të cilët ndanë momente të gëzueshme në ambientin festiv të mbrëmjes.
Vanessa, e cila njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në korrik me një postim të ëmbël në Instagram, duket se po shijon plotësisht këtë fazë të jetës.
Aktorja e “High School Musical” është e martuar me sportistin Cole Tucker, me të cilin u njoh në vitin 2020 dhe u kurorëzua në një ceremoni romantike në Tulum të Meksikës në dhjetor 2023.
Me energjinë e saj pozitive dhe stilin gjithmonë të guximshëm, Vanessa Hudgens vazhdon të jetë një nga yjet që tërheqin më shumë vëmendje në çdo paraqitje edhe kur tema është thjesht “tuta me stil”. /Telegrafi/


