Shtatë kombinime të shpejta për ditë të ftohta
26/11/2021
Pallto është ekuivalent i fjalës "shpëtim", por a mund ta bëjmë veshjen edhe pak më interesante?
Sigurisht që po, pa shumë mundim. Asgjë s'e mund një kombinim klasik, por sekreti është të luani me detajet.
Frymëzohuni nga idetë në vijim dhe zgjidhni të preferuarën.
1. Kostum + pallto
Një set është mënyra më e thjeshtë për t'u dukur bukur brenda 5 minutave. Plotësojeni me një pallto dhe një palë çizme.
Luani me nuancat e bezhës për t'u dukur e veshur edhe më shtrenjtë.


