Please enter at least 3 characters.

Shpërthim me tritol në hyrjen e një ndërtese në Shkodër, një i vdekur

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në Perash të Shkodrës.

A2 CNN raporton se një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën.

Fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.