Please enter at least 3 characters.

Shpërndau në rrjetet sociale disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e enjte.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt", ka njoftuar Polica. /Telegrafi/