Please enter at least 3 characters.

Shkëlqen “makazze”, NaVi triumfon ndaj Parivision

NaVi ka shënuar fitoren e parë në raundin e dytë të fazës së tretë të CS2 Major, që po mbahet në Budapest.

Organizata ukrainase triumfoi ndaj rusëve Parivision në mapin “de_ancient” me rezultat 13:6.

Edhe pse nuk e nisën mirë, duke qenë në disavantazh prej 4-0, NaVi u këndell shpejtë për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 7-5.

Në pjesën e dytë pastaj ishin shumë herë më të mirë, për të fituar në fund me rezultat 13-6.

Drin “makazze” Shaqiri ishte më i miri me 19 eliminime, ku ndër të tjera edhe u vlerësua me notën 1.70.

Kësisoj, NaVi nesër do të vazhdojë rrugëtimin për Major, ku i nevojiten edhe dy fitore për të avancuar në fazën e eliminimit direkt.

Ndër kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë janë: FaZe, Pain, Vitality, B8, Falcons, Mongolz./Telegrafi/